Ozil po kthehet në problem në Londër, Emeri ka vendosur ta lërë sërish në tribunë

Askush nuk e di se çfarë po ndodh me mesfushorin gjerman, Mesut Ozil. Që kur u largua mes polemikave nga kombëtarja e “Pancerave”, ylli i Arsenalit nuk ka qenë më i njëjti dhe ky sezon i ri duket shumë i vështirë për të.

Me ardhjen e trajnerit të ri te “Topçinjtë” e Londrës, Unai Emeri, pritej që Ozil të merrte rolin e liderit, madje në ndeshjen e parë te teknikut spanjoll në krye te pankinës, e bëri dhe kapiten.

Por diçka ka ndryshuar brenda kampit të Arsenalit dhe Ozil nuk është më as në stol për skuadrën londineze. Javën e shkuar, në fitoren 3-2 kundër Kardif Siti në transfertë, Ozil u zëvendësua në pjesën e dytë, duke dalë shumë i acaruar.

Gjatë këtyre dy javëve, mësohet se ka pasur edhe një konflikt mes Ozil dhe Emeri, me këtë të fundit që ka vendosur ta lërë në tribunë në ndeshjen e ardhshme kundër Njukasëll./Veronik Istrefaj – vipsport.al/