Ostende e Gurit krenohet për patriotizëm: Merremi vesh më mirë në gjuhën tonë

Numri i futbollistëve të huaj në kampionatet e ndryshme, po kthehet në një problem serioz për kombëtaret e futbollit, duke qenë se në ndeshjet që zhvillohen, ata përballen me probleme si mungesa e minutave apo aktivizimet e pakta.

Kështu, në Belgjikë është Ostende e Sindrit gurit skuadra e cila ka numrin më të madh të lojtarëve vendës në 16 ekipet e para në renditje. Nga 25 lojtarët e gatshëm për skuadrën, 13 prej tyre janë belgë, ndërkohë që të tjerë janë francezë, holandezë, serbë e të tjerë.

Vetë trajneri i Ostendes, belgu Mark Kouk është shprehur se kjo i ndihmon që të merren vesh më mirë në gjuhën e tyre dhe të kenë një lehtësi në komunikim.

“Me numrin e lojtarëve belg që kemi, është më mirë për ne pasi kemi një komunikim më të saktë dhe lehtësi në dhomat e zhveshjes. Ata janë të gatshëm të lënë shpirtin në fushë. Kemi larguar disa lojtarë të mëdhenj dhe kemi marrë të rinj nga Belgjika”, u shpreh trajneri. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/