Një dhi për çdo fitore, shpërblim i veçantë për të ringjallur Sandërlendin

Klubi i Sandërlend ka hyrë në histori pasi një skuadër e cila notonte qetësisht prej disa sezonesh në Premier Ligën angleze, përfundoi duke regjistruar dy rënie të njëpasnjëshme dhe tani e sheh veten duke luajtur në kategorinë e tretë të këtij vendi.

Një tifoz i klubit, i cili për momentin mbetet anonim, për të motivuar sa më mirë skuadrën ka vendosur t’i vërë trajnerit një shpërblim të veçantë nëse arrin të udhëheqë skuadrën drejt sukseseve në fushën e lojës.

Dhia në fjalë nuk i dërgohet klubit, por në një vend të botës së tretë, ku ka njerëz në nevojë. Ndërsa në klub mbërrin kartolina që konfirmon se kjo dhi është dërguar për bamirësi në emër të trajnerit Xhek Rios. Deri tani, skuadra e Sandërlend ka fituar 4 ndeshje dhe po aq kartolina që vërtetojnë se në emër të trajnerit janë bërë dhuratë dhi kanë mbërritur me postë, ndërsa në shtypin britanik ka filluar kërkimi i donatorit misterioz. /vipsport.al/