Nga Partizani te Ksamaks, gazeta zvicerane për Fejzullahin: Fillim i tmerrshëm, nuk i falet më

Prej kohësh, Arbonr Fejzullahi kërkonte një aventurë jashtë Shqipërisë dhe në fakt, dëshira e tij u realizua duke qenë se futbollisti kaloi në kampionatin zviceran ku firmosi me Ksamaksi. Eksperienca e tij nuk nisi shumë mirë në Zvicër, pasi që në debutim, Ksamaksi u mund me rezultatin e thellë 1-5 nga Tuni.

Mediat zviceranë kanë shkruar në lidhje me Fejzullahin për të cilin janë të bindur se trajneri do t’i japë edhe shansin e fundit, por nëse  shpërdoron, atëherë nuk do t’i falet më.

“Një fillim i tmerrshëm në debutimin ndaj Tun në eksperiencën e tij të parë jashtë Shqipërisë. Ai nuk ka luajtur më si titullar që atëherë, por ka pasur progres në stërvitje. Është ende shumë herët për ta gjykuar, por duket shumë larg nga Majk Gomez, lojtari me të cilin rivalizon në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Problemet e Ksamaks në qendër të mbrojtjes mund të shtyjnë trajnerin Mishel Dekastel të vendosë Gomezin në qendër dhe t’i japë një tjetër shans Fejzullahit. Këtë herë atij nuk i falet më një gabim”, thekson e përditshmja zvicerane.

Në fakt, trajneri Deklastel po sheh një tjetër rol për mbrojtësin, pasi ka deklaruar pak kohë më parë që planifikonte ta provonte ish-futbollistin e Partizanit në rolin e mesfushorit para mbrojtjes. /Vipsport.al/

more recommended stories