Në Spanjë janë më keq se në Shqipëri, gjyqtari shkon në ndeshje i dehur

Nëse ankohemi një Shqipëri që gjyqtarët bëjnë gabime “njerëzore”, çfarë mund të thonë spanjollët të cilët duhet të përballen me një gjyqtar të dehur? Ky rast vjen në një ndeshje nga kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll, ku në takimin mes Vija Valerias dhe Kultural del Kampilo, gjyqtari i katërt ka shkuar në gjendje të dehur.

Fillimisht, atij i është ndierë era e alkoolit e më pas është [parë që ecja e tij ishte disi e çuditshme. Në përfundim të pjesës së parë, kanë qenë futbollistët ata të cilët janë shprehur se ndihmës është në gjendje të dehur.

Drejtuesit e federatës, janë detyruar t’i bëjnë atij një test alkooli dhe ka rezultuar që të ketë pirë një sasi të konsiderueshme për t’u konsideruar si i dehur. Menjëherë, në vendin e tij ka hyrë një gjyqtar tjetër, ndërkohë që për këtë të fundit, pritet të ketë masë ndëshkuese dhe përjashtim për disa kohë. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/