

Në Pallatin e Brigadave në kryeqytet është organizuar dje mbrëmja për ndarjen e çmimeve “Ambasadorët e Sportit Shqiptar”, ku merrnin pjesë personalitete të shquara të sportit ndër vite dhe përfaqësues të FSHF-së.
Nominimet për çmimin kryesor ishin bërë në fillim të këtij muaji dhe ato ishin tre ish-futbollistët e Kombëtares, Lorik Cana, Igli Tare dhe Edvin Murati. I pari është shpallur fitues i këtij çmimi, falë kontributit të dhënë për shumë vite.
Një çmim special është dhënë për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. Po ashtu, kanë marrë çmime edhe boksieri i njohur Luan Krasniqi, që deshi ta ndante vlerësimin me të nominuarin tjetër, Haki Dokun. Çmimin e karrierës e ka marrë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.
Të tjerë sportistë të nderruar me çmime ishin Ansi Agolli, Tomas Strakosha, Izmir Smajlal, Erblina Bici dhe Elizabeta Karabolli. / Vipsport.al/F.R
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment