Naftëtari merr në qafë Laçin, operacioni lë pesë muaj jashtë Galiçin

Laçi arriti të fitonte në Kupën e Shqipërisë ndeshjen e parë ndaj Luftëtarit me rezultatin e thellë 0-5, por kjo fitore i ka kushtuar shumë kurbinasve të cilët kanë humbur një nga futbollistët më të rëndësishëm.

Ivan Galiç u detyrua të linte fushën i dëmtuar dhe bëhej fjalë për një dëmtim goxha të rëndë. Sulmuesi kroat, Galiç është detyruar që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale dhe për riaftësimin e tij pritet një periudhë kohore relativisht e gjatë, që pritet të arrijë deri në pesë muaj.

Ka qenë vetë futbollisti kroat, ai i cili ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, ku duket këmba e fashuar pas operacionit. Në këtë mënyrë, Laçi do të duhet ta mendojë sezonin pa shërbimet e kroatit, i cili shihej si një alternativë e mirë në sulm për kurbinasit. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

more recommended stories