Muça i bindur për fitore me Luftëtarin: Ua kemi borxh tifozëve tanë!

Një rikthim shumë i rëndësishëm për Tiranën është Gentian, i cili ka pasur një problem shëndetësor dhe tani gradualisht po fiton formën e duhur sportive. Duhet edhe pak kohë që Muaça që luan në mbrojtje dhe në mesfushë, të jetë gati për trajnerin Ze Maria.

Kryeqytetasi ka theksuar në nju intervistë për “Telesport” se ndeshja me Luftëtarin, që është në program të luhet të dielën, duhet fituar me çdo kusht për klasifikimin dhe tifozët: “Nuk dua ta mendoj se nuk do marrim tri pikët në ndeshjen e radhës me Luftëtarin. Përveç se është një detyrim, është edhe një borxh ndaj tifozëve të Tiranës, të cilët do të jenë në stadium”, – tha Muça.

Rikthimi i tij do t’i japë Tiranës më shumë kualitet në prapavijë, ku bardheblutë kanë vuajtur në tri javët e para të kampionatit. Me Muçën dhe me Berishën, trajneri Ze Maria do të kishte më shumë alternativa për mbrojtjen, por edhe më shumë përvojë. Tirana ka vetëm një pikë pas tri javëve të para, ku ka pësuar dy humbje dhe ka një barazim. / Vipsport.al