Morata po pret me padurim janarin, kampionati anglez nuk është i duhuri për të

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Alvaro Morata po mendon të largohet nga Çelsi në merkaton e janarit. Morata nuk ka bërë paraqitje të mira  nën urdhrat Sarri dhe ka vetëm 16 gola me fanellën e Çelsit në dy sezone.

Morata u ankua për stilin e luajtur të Kontes në gusht, por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për të te Blutë e Londrës, pavarësisht një trajneri të ri.

Sipas “AS”, spanjolli Morata synon për t’u rikthyer në Serie A ose La Liga, ku ai kishte luajtur për Juventusin dhe Real Madridin, pasi Premier Liga nuk duket kampionati i duhur për të../Veronik Istrefaj – vipsport.al/