Minutat nuk janë më problem, në Greqi shqiptarët luajnë titullarë

Minutat e pakta të futbollistëve të Shqipërisë, mesa duket nuk do të jenë më një problem i madh, duke qenë se shumë futbollistë kanë nisur të luajnë rregullisht me skuadrat e tyre. Lila dhe Basha ishin titullarë në takimin Janina-Aris duke luajtur për 90 minuta, ndërkohë që edhe sot ka pasur 2 shqiptarë të tjerë në fushë.

Fiorin Durmishaj që aktivizohet me skuadrën e Panioniosit ka luajtur për 90 minuta në takimin ndaj gjigandëve të Olimpiakos, ndeshje kjo e humbur nga Durmishaj me rezultatin e ngushtë 0-1. E vetmja shenjë që sulmuesi i Shpresave la në këtë takim, ishte kartoni i verdhë i marrë në minutën e 65.

Edhe Enea Mihaj ka luajtur për 90 minuta në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Panteliokos arriti në shtëpi ndaj Lamias. Mbrojtësit shqiptar, ashtu si Durmishajt i është shënuar njëherë emri për një karton të verdhë të marrë në minutën e 53, ndërsa në minutat e fundit, ai shkaktoi edhe një penallti. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/