Milner: Jam rritur me urrejtje për Mançester Junajtid, nuk më lejohej fanella e kuqe

Çdo tifoz në botë, e mbron me shumë fanatizëm skuadrën e tij të zemrës, por në Angli janë më shumë se të çmendur kur bëhet fjalë për tifozerinë. Kështu, në një rrëfim për “FourFourTwo”, Xhejms Milner ka treguar se është rritur me ndjenjën e urrejtjes për Mançester Junajtidin dhe këtë ndjenjë, ia ka ushqyer vazhdimisht babai i tij.

Ai shprehet se ka qenë pikërisht i ati, ai që nuk e lejonte që të vishte kurrë fanellë të kuqe, pasi ishte ngjyra e “djajve të kuq”. Filip Milner, babai i Xhejmsit ka qen nj futbollist i Lidsit dhe duke ditur rivalitetin që Lids kishte me Junajtidin, e ka detyruar Milnerit që ta urrejë këtë skuadër.

“Po është e vërtetë që babai im ka pasur një ndikim të madh te unë. Duke ditur që tifozët e Lidsit nuk kanë simpati për Mançester Junajtidin, babai im nuk më lejonte që unë të vishja një fanellë të kuqe në shtëpi.

Mund të them se e para fanellë e kuqe që kam veshur, ka qenë ajo e Anglisë. E di që hera e parë që babai është kënaqur që unë kam veshur fanellë të kuqe, është kur kam nisur të luaj për Liverpulin”, u shpreh Xhejms Milner. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/