Milani po mendon që të rinovojë me mesfushorin italian, por ka disa dilema

Në mediet italiane është raportuar se skuadra e Milanit po mendon të rinovojë me një nga lojtarët më të mirë të saj, Xhiakomo Bonaventura. Mesfushori italian ka kontratë deri në fund të 2019-ës me kuqezinjtë, por me formën që ka treguar, kjo kontratë pritet të rinovohet edhe për dy vite të tjera.

Edhe pse Milani është gati t’i rinovojë kontratë me rrogën aktuale që ka, Bonaventura ka kërkuar një rritje të pagës që përfiton në sezon dhe ky shihet si problem për bordin drejtues të “Djallit”.

29-vjeçari kërkohet nga disa skuadra në Serie A, që ndoshta pritet t’i ofrojnë edhe më shumë se Milani, por kartoni i tij vlen shumë dhe vështirë se Bonaventura mund të largohet nga “San Siro”. Gjithsesi, në rast se nuk arrihet rinovimi, në fund të sezonit, Milani mund të rrezikojë ta humbasë për një shumë tepër të ulët./Veronik Istrefaj – vipsport.al/