Mesi apo Modriç, ylli i Kroacisë nuk bën dallime

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, ka folur për mediat, duke u fokusuar në momentet e tregut të verës dhe duke diskutuar mbi të mirën e të ardhmes së fituesit: “Duke luajtur te Barça është gjëja më e mirë për karrierën time. Unë dua që t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar afër, personalisht jam duke dhënë më të mirën time”.

“Kemi mësuar shumë në këtë klub, ndërsa tashmë duhet që të shohim përpara, për kampionatin dhe Championsin. Duhet të mësojmë dhe t’i korrigjojmë gabimet e së shkuarës”, – tha Ivan Rakitiç, i cili së bashku me Modriçin udhëhoqën kombëtaren e Kroacisë deri në finalen e Botërorit të verës së shkuar.

I pyetur se kush është më i miri, duke qenë se i njeh shumë mirë si: Luka Modriçin ashtu edhe Leo Mesin, kroati i Barcelonës tregohet diplomatik: “Janë të dy futbollistë të mëdhenj dhe shumë profesionist. Kështu që unë do të thoja se Mesi e Modriç janë lider në ekipet ku luajnë”, – e mbylli deklaratën e  tij Ivan Rakitiç, mesfushori 30-vjeçar i Barcelonës. /Vipsport.al/