Me sytë nga “Selman Stërmasi”, Flamurtari sfidon Partizanin

Sot do të luhet ndeshja e parë e javës së pestë për Kategorinë Superiore, ku në fushë do të zbresin Partizani dhe Flamurtari, duke provuar forcën e tyre në një takim direkt. Ën “Selman Stërmasi”, pritet që të ketë spektakël pasi në vitet e fundit gjithmonë këto dy skuadra kanë zhvilluar futboll të bukur dhe kanë dhuruar gola.

Të besuarit e Skënder Gegës vijnë nga një barazim pa gola ndaj Laçit në transfertë dhe në këtë takim do të kërkohet fitorja në mënyrë që javën e ardhshme, që përkon edhe me derbin e kryeqytetit, “demat e kuq” të jenë me moralin lart.

Një rikthimi i rëndësishëm për Partizanin, janë edhe tifozët të cilët shihen si arma më e fortë e të kuqve. Sa i përket formacionit, Gega pritet të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit në Laç.

Nga ana tjetër, Flamurtari duhet të lërë prapa humbjen në shtëpi ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2. Megjithëse në Tiranë e pet një transfertë e vështirë, Flamurtari ka treguar edhe në sezonet e tjera se di të reagojë mirë kur është momenti.

Të besuarit e Ilir Dajës shihen si një nga pretendentët për të fituar titullin kampion këtë sezon dhe një disfatë në takimin e sotëm, do t’i ndërlikonte disi gjërat. Ashtu si Gega, edhe Ilir Daja pritet që të bëjë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Skënderbeut. Kujtojmë që kuqezinjtë kanë edhe 2 mungesa të rëndësishme pasi Alla dhe Hyseni janë të dëmtuar. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

 

more recommended stories