Më në fund! “Sir” Aleks Ferguson rikthehet në “Old Trafford” duke buzëqeshur

Që prej kohës kur ishte në rrezik serioz për vdekjen, rreth 6 muaj më parë, trajneri legjenda i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson nuk kishte bërë asnjë dalje publike, sidomos në ambiente ku ka të grumbulluar shumë njerëz.

Pasi la pas sëmundjen, Ferguson ka vendosur që sot të kthehet në stadiumin ku u bë i famshëm, “Old Trafford”. Trajneri skocez ka udhëtuar drejt stadiumit të “Djajve të kuq” për të ndjekur ndeshjen e këtyre të fundit kundër Volverhampton.

Pritja ka qenë shumë e ngrohtë për teknikun legjendar nga tifozët e Junajtid, por të gjithë kanë ruajtur distancën dhe kanë respektuar hapësirën e trajnerit, të cili e kishte të nevojshme. Duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht, por nuk mund të qëndrojë larg futbollit. Një legjendë!/Veronik Istrefaj – vipsport.al/