Mbyllet sfida, Vllaznia mposht Dinamon dhe merr tri pikët e radhës (VIDEO)

Vllaznia ka mposhtur në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, skuadrën e Dinamos. Skuadra shkodrane ka fituar pastër 2-0 kundër një rivali direkt për tu shpallur kampione në kategorinë e parë, duke dominuar përgjatë gjithë takimit.

Golat  e Tafilit dhe brazilianit Zhunior i kanë dhënë fitoren e tretë radhazi Vllaznisë, që ka pikë të plota (9) pas tri javësh kampionat. Një rezultat shumë pozitiv dhe shumë i rëndësishëm për djemtë e teknikun Hasan Lika./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Vllaznia-Dinamo 2-0

90′ Mbyllet sfida dhe Vllaznia merr tri pikët e radhës. Një ndeshje për tu harruar për Dinamon.

83’ Vllaznia siguron tri pikët. Një kalim fantastik i Gurishtës nga e djathta sjell golin e dytë. Është Zhunior që shënon golin e tretë në këtë sezon

71’ Një top pa shumë probleme i shkakton vështirë portierit Sherri, i cili për pak i dhuroi një gol nga hiçi Dinamos. Fati ishte me të.

65’ Rast i pastër për Vllazninë, shpërdoron numri 21, Gocaj. Dominim i shkodranëve.

60’ Vllaznia po dominon dhe në portën e Dinamos, nuk ndalojnë goditjet. Kësaj radhe godet Krymi, pret portieri.

52’ GOOOOL Vllaznia godet e para në Shkodër. Është mesfushori Tafili që realizon nga brenda zonës dhe i jep avantazhin të tijve.

47’ Zogaj i bën të gjithë, duke dribluar kundërshtarët dhe duke e gjetur veten para porte. E majta e tij përfundon jashtë.

45′ Mbyllet e barabartë pjesa e parë në Shkodër.

29’ Dinamo bën një aksion shumë të bukur dhe Lala pengohet në zonë. Asgjë për gjyqtarin.

10’ Lojë e barabartë deri në këto minuta në Shkodër. Vllaznia ka rrezikuar njëherë me anë të Zhuniorit, i cili nga distanca ka tentuar të zërë në befasi portieri, por topi përfundoi jashtë. Nga ana tjetër, Dinamo mundohet të organizohet për të krijuar sulme të rrezikshme.

Formacionet zyrtare: 

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Ignat, Zeqaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Ruqi, Lika, Zogaj, Zhunior.
 Trajner: Hasan Lika

Dinamo: Laço, R.Nuriu, Muça, Sheta, Selimaj, R.Nuriu, Topalli, Sefa, Puci, Prendi, Lala. 
Trajner: Igli Allmuça