Mavraj “rikthehet” te Hamburgu: Trajneri me nivel zero, tifozët harruan që vjet më bën hero!

Mërgim Mavraj ka thyer heshtjen duke folur në një intervistë për prestigjozen gjermane “Bild”. Mbrojtësi shtatlartë që pak ditë më parë u bë pjesë e skuadrës së Aristit të Selanikut, është ndalur dhe tregon vështirësitë dhe stresin që kaloi te skuadra e Hamburgut gjatë sezonit të kaluar.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar luajti gjatë pjesës së parë të sezonit, por me ardhjen në krye të stolit të Hamburgut të teknikut gjerman, Kristian Tic, ai u përjashtua menjëherë nga ekipi i parë. Këtë vendim të trajnerit, Mavraj nuk ka arritur ta kuptojë edhe sot, teksa flet me neveri. “Nga ana njerëzore ai trajner vlen zero. Te gjithë të tjerët nuk i gjykoj, sa do që shume ja kanë dalë të mos shikojnë më mbrapa. Qoftë dhe vetëm një zyrtar i vetëm i klubit nuk më folur asnjë herë për atë masë që u mor ndaj meje”.

“Trajneri ka të drejtë që edhe të përjashtojë lojtarët, por ama jo pa arsye dhe ta kthejë në personale me ta. Më vjen shumëë keq që skuadra ra si pasojë e gjithë strukturave të klubit. Por, jam ndier shumë keq kur disa fansa mnë kanë akuzuar mua si shkaktar, ndërkohë që ata harruan se një vit më parë unëë isha hero”, – tha ndër të tjera Mërgim Mavraj, mbrojtësi 32-vjeçar i përfaqësueses sonë kuqezi. /Vipsport.al/