Mançester Siti i rekordeve, zbulon shifrën faraonike të përfitimeve në sezonin e shkuar

Mançester Siti ka njoftuar se kanë përfituar të ardhura rekord prej 500.5 milionë euro për sezonin 2017-18, ku fitoi titullin kampion në Premier Ligë.

Vitin e kaluar, Siti fitoi “EFL Cup” dhe Premier Ligën, duke vendosur rekorde të shumta. Ishte viti i dytë i Pep Guardiolës në krye të “Qytetarëve”.

Duke njoftuar rezultatet e fundit financiare të klubit, kryetari i Mançester Sitit, Khaldon Al-Mubarak tha: “Sezoni 2017-18 do të mbesë në histori për shkak të futbollit të pabesueshëm që ne të gjithë dëshmuam.

“Ne jemi të mbushur me një ndjenjë të jashtëzakonshme krenarie në punën e madhe të Pep Guardiolës, lojtarët dhe stafin që punojnë pa u lodhur për t’i mbështetur ata.

“Qëllimi ynë është padyshim të ndërtojmë mbi arritjet e vitit të kaluar. Ne gjithmonë do të përpiqemi për më shumë. Udhëtimi ynë nuk është i plotë dhe ne kemi më shumë synime për të përmbushur.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se ne presim me padurim sfidat e sezonit të ri dhe ato përtej tij me përkushtim dhe vendosmëri të barabartë për 10 sezonet që erdhën më parë”.

Përfitimet prej 500.5 milionë eurosh të Mançester Sitit sezonin e shkuar janë më shumë se kushdo tjetër, duke vendosur një tjetër rekord në Angli./Veronik Istrefaj – vipsport.al/