“Luftë” agjentëve të futbollistëve, Anglia tenton të vërë rregulla të reja në treg

Gjithmonë e para. Premier League, ashtu si në shumë drejtime në futboll, kërkon të jetë e para dhe në një çështje shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me ekuilibrin e futbollit botëror, veçanërisht në nivelin ekonomik.
Në Angli janë gati të ndryshojnë gjithçka që ka të bëjë me komisionet që lojtarët paguajnë ndaj agjentëve të tyre për transferimin në skuadrat e Premier League. “Sky Sports” bën me dije se ka pasur një takim mes drejtuesve të Premier League për të diskutuar në lidhje me shpenzimet e mëdha që bëhen për të paguar komisionet e agjentëve të lojtarëve gjatë merkatos. Janë komisione gjithmonë në rritje dhe duket një shpenzim i ekzagjeruar për klubet që t’u paguajnë shuma të mëdha agjentëve, apo atyre që quhen ndërmjetës.

Në këtë mënyrë, Anglia u shpall “luftë” agjentëve, duke dashur të tregojë forcën e saj. Është menduar që agjentët e lojtarëve duhet të kenë një numër llogarie në Angli, që të gjitha veprimet të jenë të kontrolluara dhe t’i afrohen Federatës së futbollit në këtë vend. / Vipsport.al