LISTA / Bogdani mbledh Shqipërinë U19, shumë lojtarë nga Superiorja

Muaji shtator do të jetë i mbushur me aktivitete për përfaqësueset shqiptare pasi pas atyre A, U21, U17 dhe të femrave, është mbledhur edhe përfaqësuesja U19. Trajneri Erjon Bogdani do të shohë në veprim kuqezinjtë e vegjël në ditët në vijim, ku ata do të luajnë dy miqësore në Lushnjë dhe Elbasan përballë bashkëmoshatarëve të Islandës.

Në listën prej 28 emrash bie në sy prania e shumë futbollistëve që luajnë jashtë, por edhe lojtarëve të cilët janë grumbulluar në këtë pjesë të parë të sezonit me ekipet e para të skuadrave të Superiores. Kësisoj, në listë janë Isufi, Pëllumbi e Gavazaj të Skënderbeut, Ismailgeci, Çelhaka e Muçi të Tiranës si dhe Oshafi i Luftëtarit.

Gjithsesi, baza mbetet ajo e futbollistëve që luajnë jashtë Shqipërisë, me 8 lojtarë që vijnë nga skuadrat italiane e shumë të tjerë nga Greqia, Holanda, Spanja apo Gjermania. /vipsport.al/

more recommended stories