Lila mposht Bashën, lojtari i “padëshiruar” i Panuçit sërish 90 minuta me Pas Janinën

Andi Lila vazhdon të ruajë një ecuri të mirë me skuadrën e tij, Pas Janina, në kampionatin grek të futbollit. Këtë javë, skuadra e mbrojtësit kuqezi luajti kundër Aris të Selanikut, skuadër ku luan një tjetër shqiptar, Migjen Basha.

Të dy lojtarët kuqezi e nisën takimin nga minuta e parë dhe bënë paraqitje pozitive. Fillimisht, Aris mund të kishte kaluar në avantazh, por miqtë humbën një penallti.

Më pas, Janina kaloi në avantazh falë një autogoli dhe fitoi takimin. Basha u largua nga fusha e lojës në minutën e 90′ të takimit, ndërsa Andi Lila luajti gjatë gjithë takimit, ashtu siç ka bërë që nga fillimi i sezonit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories