Lika: Na ndihmon “Loro Borici”, nuk më intereson premio e Dinamos

Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika ka folur para ndeshjes kundër Dinamos, ku ka shprehur respekt për Dinamon dhe ka treguar objektivat e skuadrës së tij para kësaj ndeshjeje:

Dinamo: “Sfidë e fortë. Janë që të dyja skuadra të traditës që kanë dhënë përherë takime të bukura. Për më tepër janë dy skuadra që udhëheqin tabelën e renditjes. Megjithatë ne shpresoj që ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Shpresoj dhe besoj që të jetë një ndeshje e bukur

Kemi probleme dëmtimesh e po ashtu edhe virozash. Megjithatë shpresojmë që deri nesër, të ketë përmirësim të disa prej tyre.

Premio: “Normale që çdo skuadër mund të ketë premio para ndeshjes, por ne shikojmë punën tonë. Ne kemi një premio më të madhe pasi kemi detyrim që të japim maksimumin më fushën e lojës, për të kaluar me sukses këtë ndeshje.

Është fillimi. Do të ishte pozitive që të vazhdojmë në ecurinë pozitive të javëve të para. është pozitive që të zhvillojmë një lojë të mirë dhe natyrisht që të marrim edhe një fitore. Qëllimi në fushën tonë është vetëm për të fituar ndeshjet.

Loro Borici: “Ky është stadium ynë. Natyrisht që është pozitive zhvillimi I takimeve aty. Por do të na duhet që të luajmë edhe në fushën “Reshit Rusi”, nëse fusha e stadiumit “Loro Boriçi”, do të ketë nevojë për ndonjë riparim.

Ne kërkojmë në çdo ndeshje që të jetë Vllaznia më e mirë. Ne nuk mund të justifikohemi se kemi filluar me vonesë apo kemi pasur ato apo këto problem. Sigurisht që kemi të meta. Por në çdo  stërvitje por kërkojmë që futbollistët të japin më të mirën për të përballuar një kampionat të gjatë një kampionat të fortë”,- u shpreh Lika./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories