Liga e Europës/ Rotacion te Lacio, Inzagi mendon të “çlodhë” Strakoshën ndaj Apollonit

Nesër starton faza në grupe e Europa League, ku merr pjesë edhe Lacio e Tares, Strakoshës dhe Berishës. “Sky Sport” ka bërë me dije se trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, ka në plan të bëjë rotacion në formacion dhe pritet që edhe Strakosha të qëndrojë në stol në ndeshjen me qipriotët e Apollonit.

Në vend të “gardianit” kuqezi është menduar të luajë belgu Proto. Dyshimi më i madh është për sulmin, ku trajneri duhet të zgjedhë  njërin mes Imobiles dhe Kaisedos, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të preket nga ndryshimet.

Formacioni i mundshëm i Lacios:

Proto; Bastos, Açerbi, Kaseres; Basta, Murxhia, Badelj, Milinkoviç-Saviç, Durmishi; Luis Alberto, Imobile.