Lajme të mira për Sandërlendin, një biznesmen kanabisi fiksohet për të rilindur ekipin e njohur

Për Sënderlendin ka shpresë. “Macet e zeza”, një nga klubet më të vjetër në Angli, pas rënies nga Premier League, zbritën edhe nga Championship dhe tani marrin pjesë në League One, që do të thotë kategoria e tretë. Por për të ardhmen ka shpresë, pasi Juan Sartori, bashkëpronari i klubit, është i vendosur ta ndihmojë skuadrën e njohur të kthehet në vendin që i takon me milionat që fiton nga shitja e marjuanës.

Në muajin gusht, manjati amerikano-jugor ka blerë 20% të aksioneve dhe sipas “Sun” është gati të bëjë gjithçka ta kthejë Sandërlendin në Premier League. Sartori është një biznesmen që merret me energjinë dhe mineralet, por është edhe njeriu kyç i “International Cannabis Company”, që ka licencën e shitjes së marjuanës për qëllime mjekësore.

Kohët e fundit është dhënë lajmi se “Aurora Cannabis”, një kompani kanadeze, ka arritur akordin e blerjes së “IÇ” për shifrën e 170 milionë eurove. Këtë shifër Sartori mund të vendosë ta investojë te Sandërlendi.

Pasioni i Sartorit për futbollin është i madh dhe ai dëshiron të jetë aktiv këtë sezon për të ndihmuar aksionerin kryesor Stjuard Donald. Dhe i ka idetë të qarta. “Sandërlendi është klub i madh, i shtati në Angli. Një klub me histori dhe mjaft tërheqës,” – ka thënë uruguaiani, i gatshëm të investojë seriozisht. Tifozët e Sandërlendit mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë. / Vipsport.al/F.R