

Partizani dhe Tirana kanë luajtur ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë një ditë para skuadrave të tjera, duke qenë se të premten luajnë derbin për javën e 6-të të Superiores. Partizani luajti me Tërbunin në Pezë Helmës dhe fitoi 4-0,me gola të Çinarit në minutën e 16-të e 38-të, Bardhit në minutën e 29-të dhe Hebajt në minutën e 83-të.
Të kuqtë e kishin fituar 0-1 ndeshjen e parë dhe kualifikimi ishte formalitet. Trajneri Gega e nisi ndeshjen me këtë formacion: Xhika, Gojkoviç, Bitri, Kalari, Hysenaj, So Hyon, Kote, Kodra, Bardhi, Hebaj, Çinari.
Tirana luajti me Ilirinë dhe fitoi 4-0, me gola të Sentamu në minutën e 24-t, 30-të dhe 40-të, si dhe të Majkëll Ngo në minutën e 80-të. Bardheblutë e kishin fituar ndeshjen e parë 1-4. Tregolëshi i Sentamu është një sinjal për trajnerin Ze Maria se ai është gati për derbin.
Në turin tjetër Tirana luan me fituesin e çiftit Flamurtari-Shkumbini, kurse Partizani me fituesin e çiftit Kastrioti-Korabi. Vipsport.al/F.R
more recommended stories
Aleksi: E kishim të vështirë ndaj ekipit më të mirë në Shqipëri
Albano Aleksi është kthyer në një.
Mema: Ekip i shthurur, lojtarët nuk më janë përgjigjur
Barazimi që Tirana mori ndaj Luftëtarit.
Daja: Skënderbeu na motivoi vetë, me Ribajn kam folur bardhezi këtë javë
Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja ka.
Ahmataj: Ishte ndeshje perfekte, u rrëzuam me një mrekulli
Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ka.
Leave a Comment