Kupa bën me dhimbje koke Ze Marian, vjen dhe një lajm i mirë për bardheblutë

Gjatë ditës së djeshme, janë luajtur ndeshjet e para të turit të parë për Kupën e Shqipërisë. Kështu, Tirana e nisi në transfertë përballë Ilirisë së Fushë-Krujës, ndeshje të cilën arriti ta fitonte me përmbysje, por me rezultat bindës.

Bardheblutë arritën të merrnin një fitore me shifrat 1-4, por Ze Maria nuk duhet të jetë edhe aq i qetë për atë fitore, pasi është dëmtuar një nga titullarët e ekipit. Edon Hasani u detyrua të linte fushën pas pjesës së parë, si pasojë e një dëmtimi, ndërkohë që ditën e sotme pritet të merret vesh ekzaktësisht edhe shkalla e dëmtimit për mesfushorin shkodran.

Një lajm i mirë për bardheblutë, është rikthimi i shtatlartit Majkëll Ngo në fushë. Trajneri brazilian vendosi t’i jepte disa minuta sulmuesit, i cili pak nga pak duhet të fillojë të luajë tashmë, në mënyrë që të bëhet i rëndësishëm për skuadrën. /Erjon Allaraj-Vipsport.al