Kukësi s’duhet të humbë kontaktin me kreun, Cungu pritet t’i besojë Donjet Shkodrës

Trajneri Armando Cungu e përsëriti disa herë në konferencën e shtypit se e shqetësonte mungesa e mesfushorit Besart Musolli për shkak dëmtimi. Vendin e kosovarit pritet ta zërë në ndeshjen e sotme me Kamzën Donjet Shkodra, i cili pak kohë më parë pati edhe probleme me klubin. Tashmë ka rastin të tregojë veten, duke i shërbyer skuadrës veriore.

Në formacion kthehet edhe kapiteni Ylli Shameti, ndërkohë që luan nga minuta e parë edhe Shahik. Pjesa tjetër është thuajse e njëjtë me atë të ndeshjes së fundit me Teutën në Durrës.

Kukësi nuk do që të humbë kontaktet me kreun dhe sot duhet të fitojë për të qenë bashkë me Partizanin në vend të dytë. Skuadrës së trajnerit Cungu nuk i falet gabimi në “Loro Boriçi”, ku do të zhvillohet ndeshja me Kamzën, që është një kundërshtar për t’u vlerësuar. / Vipsport.al/F.R