Kosovari Kastrati i pandalshëm, Uzuni nuk e ka provuar ende shijen e golit te Lokomotiva!

Lirim Kastrati është sulmuesi 19-vjeçar ngaa Kosova që po “çmend” Kroacinë me golat thuajse në çdo javë dhe performancën që po tregon. Në tri ndeshje që ka zhvilluar skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, sulmuesi është kthyer në personazhin kryesor duke vënë “firmën” me gol në ndeshje të rëndësishme. I ka shënuar Slaven Koprivnicës si dhe Istrës.

Ndërsa sot, ka shënuar sërish, madje në fitoren që skuadra e tij ka realizuar ndaj Rijekës me rezultatin 2-0, kosovari 19-vjeçar Lirim Kastarti ka shënuaar golin e dytë në të 71’-tën minutë.

Kurse beratasi, Myrto Uzuni, ndonëse në ndeshjen e dytë si titullar ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës me ekipin e ri, ndonëse ka bërë volum të madhe loje. Gjithsesi, të dy lojtarët kanë marrë duartrokitje në fitoren e Lokomotivës. E.S. /Vipsport.al/