Kategoria e Dytë / Java e dytë me rezultate surprizë, pretendentët nuk gabojnë edhe në transfertë

 

Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Dytë për Grupet A dhe B. Skuadrat pretendente kanë bërë “detyrën” duke marrë pikët e plota, madje edhe në ndeshjen e zhvilluara në transferta delikate. Në Grupin A, Partizani B e Vllaznia B nuk kanë falur në fushën e vet, po ashtu edhe Ada që synon rikthimin në të Parën.

Tërbuni e ka pasur pushim të detyruar sot për shkak të kalendarit. Ada kryeson e vetme me 6 pikë, e ndjekur nga Vllaznia B e Partizani B që pas dy javëve të para kanë nga 4 pikë.

GRUPI B – Në këtë grup është zhvilluar të premten ndeshja e parë e kësaj jave mes debutuesve të Termit dhe Skraparit që ka përfunduar në barazim, ndërsa Shkumbini e Maliqi, dy ekipe mjaft aktive në merkato kanë bërë detyrën më së miri duke fituar.

Tepelena ka mposhtur Naftëtarin dhe po shfaqet solide në këto javë të para. Butrinti e Albpetroli po zhgënjejnë këtë sezon. Tepelena, Maliqi e Shkumbini kryesojnë së bashku pas javës së dytë. Rezultatet pas javë së dytë në Grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë janë si më poshtë:    E.S. /Vipsport.al/

 

Java e 2

GRUPI A

 

Të shtunën

Tirana B-Kukësi B 0-1

SOT

Vllaznia B – Sopoti 2-1

Ada-Internacional 3-1

Klosi – Kevitan 4-0

Gramshi – Luzi 2008 1-0

Partizani B – Spartaku 2-1

Tërbuni (Pushim)

 

Grupi B

Të shtunën

Termi – Skrapari 1-1

 

SOT

Përmeti – Devolli 1-1

Memaliaj – Delvina 3-0

Gramozi – Shkumbini 0-1

Tepelena – Naftëtari 2-0

Butrinti – Këlcyra 0-1

Maliqi – Albpetroli 1-0

 

 

more recommended stories