Karlo Ançeloti bën blerjen e fundit, shpenzon 75 mijë euro për një… kalë

Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, sapo ka bërë blerjen e fundit. Një blerje që mund të ndryshojë skuadrën, por jo atë të futbollit. Ai nuk ka blerë ndonjë futbollit, por një kalë për Duepin, skuderinë e tij. Ansa raporton se trajneri Ançeloti ka blerë një kampion të vërtetë, “Black Mirror”, dhe për të ka paguar jo pak.

Ançelotti ka shpenzuar 75 mijë euro dhe trajneri i Napolit është mbreti i merkatos, duke qenë se “Black Mirror” është kali më i shtrenjtë i tenderit të zhvilluar në Milano. Trajneri preferon kampionët dhe për këtë arsye ka blerë këtë kalë.

Trajneri i njohur italian ka një skuderi kuajsh bashkë me Xhovani Maurin, përgatitësin atletik të skuadrave që ai ka drejtuar. Kjo skuderi është krijuar në vitin 2013 dhe ka shpirtin fitues të pronarit të saj. Këtë sezon, një kalë i Duepit (Piktori), ka fituar garën në hipodromin legjendar francez të Longshamp dhe trajneri Ançeloti e ka ndarë gëzimin në rrjetet sociale. / Vipsport.al/F.R