Kapiten dhe sulmues shqiptarë, e ardhmja e kuqezinjve te Jang Bojs (FOTO)

Të rinjtë shqiptarë që po rriten në akademitë e ekipeve më elitare në Europë është në rritje. Zvicra është vendi ku numri i të rinjve shqiptarë që aktivizohen me klube të ndryshme apo edhe me ekipe zinxhir të Zvicrës është i konsiderueshëm.

Këtë javë, ka nisur edhe Liga e Kampionëve për të rinjtë e njohur si “UEFA Youth League” dhe në takimin Jang Bojs-Mançeser Junajtid kishte në fushë dy futbollistë shqiptarë që e nisën nga minuta e parë.

Kapiteni i Jang Bojs, qendërmbrojtësi Kreshnik Hajrizi luajti për 90 minuta duke bërë një paraqitje të mirë megjithëse skuadra e tij u mund me shifrat 1-2. Një tjetër shqiptar që luajti si titullar për zviceranët, ishte edhe sulmuesi Shkëlqim Vladi që pavarësisht moshës, preferohet si titullar nga trajneri Joel Magnin.

Vladi është më i ri se të tjerët në moshë, duke qenë se është vetëm 17 vjeç. Ai u zëvendësua nga Magnin në minutën e 46. Te Jang bojs, ka luajtur më parë edhe Taulant Seferi nga Kumanova që zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë duke refuzuar ftesën e Maqedonisë. Aktualisht, Seferi është pjesë e Shpresave kuqezi dhe luan si i huazuar te Vinterthuri. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/ 

more recommended stories