Ju kujtohet Erikson? Ish-trajneri i Anglisë rikthehet në një klub anonim

Para shumë vitesh ishte një nga trajnerët më të mirë, duke drejtuar skuadra të njohura në Itali, por edhe kombëtaren e Anglisë. Thuajse ishte harruar kohët e fundit, por Sven-Goran Erikson është gati të kthehet të drejtojë një skuadër futbolli.

Sipas asaj që raporton britanikja “Thë Sun”, ish-trajneri i Lacios, Fiorentinës dhe Sampdorias, është shumë pranë emërimit në krye të klubit iranian Tractor Sazi, që aktualisht mban vendin e gjashtë në renditjen e kampionatit iranian.

Erikson pritet të zërë te kjo skuadër vendin e një tjetër trajnerit të njohur, Xhon Toshak. Së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi i trajnerit suedez në futbollin iranian. / Vipsport.al/F.R