Jemini: Ky vit ka filluar pa gabime nga gjyqtarët, gabuan vetëm këtë javë

Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, mendon se gjyqtarët nuk kanë gabuar në këtë sezon me përjashtim të ndeshjes Skënderbeu-Tirana. Në “Procesi Sportiv”, ai e cilësoi si gabim njerëzor për mungesë eksperience atë që kishte ndodhur në ndeshjen e kësaj fundjave.

“Ky vit ka filluar pa gabime arbitrare, pa probleme, këtë javë edhe arbitrat u trembën dhe këtë javë gabuan, në ndeshjen kryesore të javës.

Ky asistent është për t’u habitur se ka dhënë dy pozicion jashtë loje për të dy skuadrat. Rasti i Lulajt ka interpretim. Nuk po ikën drejt portës, por është e kuqe se dy mbrojtësit e tjerë janë larg.

Pastaj rasti i dytë tregon pse nuk duhej falur. Sot e kishte pranuar Radas publikisht që duhej të dilja me të kuq. Edhe Radas uli kokën dhe u bë gati të largohej.

Të kjo ndeshje, edhe pa tifozë, Skënderbeu-Tirana ka qenë gjithmonë një sfidë me rivalitet. Nuk mund të çosh një të ri të pambrojtur, pa arbitra pas porte. Duhej të ishin edhe ndërkombëtarët.

Faktikisht sezoni ka nisur mirë, nuk ka pasur asnjë pretendim. Kjo është ndeshja e parë që ndodhën gabime. Edhe asistenti gabon plotësisht. Është aq i mirë-pozicionuar sa habitem se si i ikën kjo”, tha Jemini. /Vipsport.al/

more recommended stories