Ish-sulmuesi i “Axurrëve” dënohet për përdorim dopingu, 1 vit jashtë fushave

Ish-sulmuesi i Italisë, Xhuzepe Rosi, u dënua për përdorim dopingu, duke u dënuar për një vit. Rossi, i cili ka luajtur 30 ndeshje për Italinë deri në 2014-ën, u testua pozitiv pas një ndeshjeje të Serie A mes ekipit të tij në atë kohë, Xhenoa dhe Benevento më 12 maj.

Rosi ka përdorur “Dorzolamide”, substancë që gjendet zakonisht në pika të syve. Përdorimi i saj lejohet nëse atleti merr një përjashtim të përdorimit terapeutik, edhe pse nuk aplikohet për sytë, mund të përdoret si diuretik, sipas Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili ka luajtur për Mançester Junajtid, Fiorentinën dhe Vilarealin, ka mohuar përdorimin e substancës, sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”.

Gjithsesi, lojtari italian është dënuar nga Agjencia Anti-Doping dhe pritet të jetë 1 vit jashtë fushave, por ngelet të shikohet nëse Rosi do të apelojë apo jo./Veronik Istrefaj – vipsport.al/