Ish-presidenti i Milanit Kolombo: Berluskoni e merr Monzën në tetor, por nuk bëhet president i ekipit

Pasi u largua nga drejtimi i Milanit, Silvio Berluksoni vendosi të merrte një tjetër ekip italian, por këtë herë jo me emër si kuqezinjtë. Së bashku me Galianin, Berluskoni do të tentojë ta ngjisë në nivele të larta Monzën.

Ish-presidenti i Milanit, Feliçe Kolombo ka folur në lidhje me këtë lëvizje, duke qenë se djali i tij, Nikola është aktualisht president i Monzës. Ai u shpreh se një oferte të Berluskonit nuk mund t’i thonte jo, por që president do të mbetet Nikola.

“Ne duhet ta mbyllim marrëveshjen brenda dy muajve dhe maksimumi në tetor. Nikola do të mbetet president të paktën deri në fund të sezonit, pasi ka ende aksione. Marrëveshja ishte e papritur pasi në fillim të shtatorit ai e thirri djalin tim, për ta pyetur nëse ishte e mundur shitja e shumicës së aksioneve.

Nikola u përgjigj se ai ishte i gatshëm të diskutonte për këtë dhe pak ditë më vonë mora një telefonatë nga Berluskoni, me të cilin gjithmonë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyer, edhe pse nuk jam parë për një kohë të gjatë.

Mendova se ai do të ishte njeriu ideal për të sjellë Monzën në krye dhe është e qartë se është më e lehtë të shkosh në Seria B me Berluskonin”, tha mes të tjerash Kolombo. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Galiani dhe Kolombo