IPKO Superliga/ Magani shënon sërish në Kosovë, skuadrat vendase nuk dinë të fitojnë

Janë luajtur 3 sfidat e programuara për ditën e sotme në kampionatin e Kosovës, ku skuadrat vendase nuk kanë bërë ndeshje të mira. Flamurtari është mposhtur 1-3 në fushën e saj nga skuadra e Ferronikelit. Golat për Ferronikelin u shënuan nga Hoti, Da Silva dhe Magani, duke bërë që goli Shillova të ishte i pavlefshëm.

Kek-U vazhdon ecurinë negative, pasi edhe në këtë javë është mposhtur. Skuadra e Drenicës ka arritur të përfitojë nga forma e Kek-U dhe ka marrë tri pikë të rëndësishme. 2-4 u mbyll takimi në favor të Drenicës, që ngjiten në vendin e 5 në renditje.

Fitore në transfertë ka marrë edhe Llapi, skuadër që ka mposhtur me vështirësi 2-3 ekipin e Lirisë. Një tripletë e Alidemaj i ka dhënë tri pikët skuadrës së tij./Veronik Istrefaj – vipsport.al/