Ia vunë fajin Mavrajt, Hamburgu bëhet gazi i botës në Bundesligën 2

Rënia për herë të parë bnë histori e Hamburgut nga Bundesliga, duket se nuk ka qenë rastësi dhe aq më pak faji i Mërgim Mavrajt siç pretendonin gjermanët. Ata e dërguan mbrojtësin shqiptar të stërvitet me ekipin e të rinjve, ndërkohë që me skuadrën e parë jo që nuk grumbullohej, por edhe nisi të urrehej.

Në Bundesligën 2, Hamburgu ka pësuar një humbje turpëruese në shtëpi ndaj Regenzburgut me rezultatin e thellë 0-5. Adamian ka shënuar tri herë në minutat 11, 21 dhe 35, ndërkohë që në të 40-ën Hunt ka humbur një penallti për Hamburgun.

Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Koreias dhe Xhorxh për të vulosur turpërimin e Hamburgut. Pas gjashtë javësh, Hamburgu numëron 4 fitore dhe 2 humbje, duke u renditur në vendin e dytë. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/