I lodhur dhe kritika pa fund, edhe Hysaj drejt stolit

Paraqitjet e Hysajt me Kombëtaren kanë qenë gjithmonë në qendër të kritikave, duke e konsideruar paraqitjen si të ndryshme nga ajo në kampionatin italian me Napolin. Por, mesa duket edhe në Italia kanë nisur të kritikojnë mbrojtësin shkodran dhe shkak për ktë janë bërë rezultatet e fundit në Napolit.

Sikur të mos mjaftonin vetëm kritikat, Hysaj ka filluar të ndiejë edhe lodhje pasi në një periudhë kohe të shkurtër ka luajtur për Ligën e Kombeve, Serinë A dhe Kupën e Italisë. Në kushte të tilla, Ançeloti po mendon që të ulë në stol shqiptarin për ndeshjen ndaj Torinos në kampionat.

Hysaj do të ketë mundësi që të fitojë energjitë e humbura në këto ndeshje dhe duke u rikthyer i freskët, mund të bëjë edhe paraqitje që hedhin poshtë kritikat. Vendin e tij, pritet ta zërë franko-marokeni Malkuit i cili pritet të ketë debutimin absolut në një ndeshje zyrtare me Napolin. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/