Humbën në start, pretendentët e së parës presin “bomberin” shpëtimtar

Një nga skuadrat që ka investuar më shumë në merkaton e verës është edhe Bylisi që ka afruar 16 futbollistë, mes tyre edhe të huaj cilësorë. Ballshiotët ishin aktivë deri në momentet e fundit të merkatos, por afrimet nuk mjaftuan për një start të mbarë në Rrogozhinë me Egnatian vendase.

Bylisi humbi në start dhe u mund 1-0 nga vendasit të cilët i kanë edhe rival për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Në Ballsh presin që nesër të vij blerja e bujshme, sulmuesi nga Togo, Kofi Doseh, i cili pritet që të mbërrijë në Shqipëri dhe menjëherë të niset drejt Ballshit për t’u përgatitur për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Tomorin në mesjavë, por edhe atë të kampionatit, në fundjavë me Turbinën e Cërrikut në “Adush Muça”.

Bylisi do ta ketë shumë të vështirë këtë sezon, pasi në Grupin e Jugut bëjnë pjesë shumë skuadra që duan elitën, megjithatë ballshiotët do të tentojnë kthesën duke filluar nga ndeshja e Kupës së Shqipërisë për të vijuar më pas me kampionatin ndaj cërrikasve. /Vipsport.al/