Guardiola haron rivalitetin dhe vlerëson Simeonen: Më ka mahnitur, dua të drejtoj një kombëtare

Një nga trajnerët më të suksesshëm, padyshim që është Pep Guardiola i cili si në fushë, ashtu edhe jashtë saj është një trajner që gëzon respekt nga shumë tifozë. Në një prononcim për “Universe Valdano”, ai është shprehur se trajneri që e ka mahnitur më së shumti, është Simeone ndërkohë që ka shfaqur dhe dy dëshira të tij.

“Do të doja të drejtoja një Kombëtare, nëse më jepet rasti. Karrierën dua ta mbyll aty ku e nisa, te Barcelona.

Mbaj mend që dikur, para se Simeone të merrte Atletikon erdhi në stërvitje duke na parë. Mbeta i mahnitur nga ai. Është një njeri i madh.

Baxhio? Është futbollisti më i mirë me të cilën kam luajtur. Nuk e imagjinoj dit, se çfarë do të ishte në gjendje të bënte ky Baxhio nëse do të kishte një skuadër, ku do të rrethohej nga lojtarët më të mirë”, tha mes të tjerash Guardiola. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/