Grizman: Kurtua ende kujton gjysmëfinalen e Botërorit, deklaratat e tij janë hipokrizi!

Antuan Grizman thotë se është befasuar shumë nga kritikat e Kurtua, për stilin e lojës së Francës në kampionatin botëror, “Rusi 2018”.

Ylli i Atletiko Madrid mendon se komentet e Kurtua ishin hipokrite, duke qenë se ai ishte pjesë e ekipit të Atletikos, që fitoi La Ligën dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në 2013-14, duke luajtur shpesh futboll mbrojtës.

“Ajo që Kurtua më tha më habiti. Ndoshta nuk e ka kaluar ende eliminimin në Botëror. Ai vetë ka qenë pjesë e skuadrave mbrojtëse, prandaj më duket hipokrite ajo çfarë thotë ai.

Shënuan të parët në një gjysmëfinale botërori. Çfarë të bënim? Të shënonin dhe 5 të tjerë. Është normale që do të mbroheshim dhe në fund ia dolëm.

“Kundër Belgjikës, unë mendoj se kam qenë më i miri, kam marrë kontrollin dhe kam gjetur kalime në mes të linjave në situata të vështira dhe unë isha aty në mbrojtje”- përfundoi Grizman./Veronik Istrefaj – vipsport.al/