Goli ndaj Totenhemit nuk mjafton, klubi anglez gjobit kapitenin për vetëm një minutë vonesë

Shpesh herë gjermani apo Zvicra është marrë si shembulli për rregullat strikte që vendosen për futbollistët, por këtë herë ka qenë radha e Uatfordit, për t’i kaluar stafetën Anglisë. Klubi i Premier Ligës ka gjobitur me 100 paund yllin e skuadrës, Troi Dinei.

Shkak për këtë gjobë, është bërë vonesa e futbollistit në stërvitje me vetëm një minutë. Megjithëse ka shënuar 2 gola në 4 ndeshjet e para të kampionatit, Dinei nuk i ka shpëtuar gjobës për vonesën duke marrë paralajmërim edhe për raste të tjera.

Sulmuesi anglez, që njëkohësisht është edhe kapiten i skuadrës po udhëheq Uatfordin në një fillim kampionat ëndrrash duke qenë se numëron 4 fitore në 4 takimet e para, ndërkohë që një nga skuadrat që është mundur, është edhe Totenhemi ku shënoi Dinei golin e parë. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/