Gega: Përfaqësojmë një fanellë të rëndë, jam këtu për të ruajtur vlerat e këtij klubi

Kreu i stoli të Partizanit, Skënder Gega tha pas fitores kundër Flamurtarit se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë ndeshje, si dhe i kërkoi skuadrës të ruajë këtë ritëm:

“Desha ti uroj edhe Flamurtarit e Dajës suksese në ndeshjen tjetër. Janë rivalë, por i trajtojmë me “FairPlay” dhe ta duam njëri-tjetrin. Kjo ndeshje për ne ishte deçizive, gjatë javës jam munduar t’iu tregoj djemve që mundësitë tona janë më të mëdha se sa kemi dhuruar.

E kam thënë që po njohim njëri-tjetrin, filozofinë tonë dhe të klubit, kemi nj objektiv dhe një projekt, jo personal por të klubit, Jam jashtëzakonisht i kënaqur që luajtëm futboll. Jam i kënaqur për këtë pjesë. Përgëzoj ekipin për lojën luftarake, për detyrat në fushë.

Nuk ka mbaruar asgjë, na presin ndeshje të tjera të rëndësishme. Uroj që të mos kemi dëmtime dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Trysnia ishte e madh. Ia dhashë besimin Mensah dhe e justifikoi. Unë ia dhashë besimin dhe e justifikoi, por jo vetëm te goli, përshtat me ekipin, në të ardhmen, sa më shumë të kemi në pankinë apo në fushë në këtë performancë na jep optimizëm.

Unë jam edukuar në sport, kam shumë vite që jam jashtë me familjen, erdha se mund të kontribuoj për fanellën që jam rritur. Vlerësoj tiparet që ky klub ka pasur, nuk protestoj që të kemi harmoni dhe ka funksionuar.

Nuk protestoj kundër arbitrave, vërtetë përfaqësoj Partizanin, por kjo është një familje e madhe dhe nuk jam unë njeriu kryesor për këtë çështje. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që edhe arbritrat mund të gabojnë si njerëz.

Ka instanca të tjera që të merren me këto çështje dhe me analizë. Çdo ekip me zor pret derbin në botë. Desha të largoj presionin se Flamurtari është aq i fortë sa derbi, nga nesër do t’i bëhet hyzmeti 100%. Do të mundohemi të respektojmë kundërshtarin e përjetshëm dhe veten, do të jemi gati.

Çdo gjë me klubin e kemi sheshuar, unë kam paraqitur pozicionin tim. Unë këtu jam rritur me trajnerë që i mbaj mend për mirë, edhe me moshat, dua të marr pjesën më ët mriz të kulturës që kemi pasur, Mendoj se edhe formimi e karakteri im ka reflektuar, nmuk dua që në klubin tonë të ketë përçarje, dënime personale. Dua që të përfaqësojmë vetëm një që është Partizani.

Pas ndeshjes i urova lojtarët për shpirtin e garës dhe atë që dha në fushë. Ne sa kemi filluar kampionatin, u thashë që duhet të mbajmë këtë ritëm, disiplinë taktike e sjellje në fushë,. Jam gati që të punoj që asnjë nga ne, përfshirë edhe stafin e ata që na rrethojnë të mos ushqejnë gjëra para kohe.

Duhet të jemi me këmbë në tokë e modestë, Partizani nuk është i vogël, është aq sa Flamurtari, kemi fituar një ndeshje me rivalë, por duhet të nxjerrim edhe të meta, duke filluar nga unë. Pas saj duhet të kontrollojmë a mund ët bëja më mirë.

Nga ana psikologjike jemi të qetë, e kam thënë gjithmonë që nuk kam presion nga klubi, Jam me fat se grumbullohem ku dua dhe ku ekipi ndjehet më mriz,. Ndoshta në ndeshjet e para nuk njiheshim mirë. Është vetëm një ndeshje, javën tjetër ka diçka tjetër dhe duhet të jemi sa më të gatshëm./Vipsport.al/