FSHF mbrojti Grimen, zv. Ministri i Brendshëm konfirmon: Ishte pjesë e trukimeve

Arrestimi i trajnerit të përfaqësueses shqiptar të futbollit për femra, Armir Grimaj, ka bërë shumë bujë gjatë ditës së sotme, pasi akuzat ishin për bashkëpunimin e tij me elementë kriminalë e sidomos për përfshirjen në trupimin e ndeshjeve.

Federata Shqiptare e Futbollit doli pasdite me një komunikatë ku shprehte besimin te pafajësia e Grimës, ndërsa në portale të ndryshme filloi të diskutohej se Grima kishte qenë një protagonist i jashtëm i ngjarjeve, pa pasur ndikim në aktivitetet kriminale të pjesëtarëve të grupit të arrestuar gjatë ditës së fundit në Shkodër e Tiranë.

Por Zv. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka konfirmuar se Grima ishte pjesë aktive e hetimeve dhe kishte përfshirje direkte në ngjarje. “Sa i përket ish-portierit të Vllaznisë, përderisa Prokuroria ka lëshuar masë arresti nuk mendoj se ka qenë viktimë. Zotëria ka qenë konkretisht pjesë e trukimit të ndeshjeve”, ishin fjalët e zyrtarit të shtetit duke i dhënë fund hamendësimeve të ndryshme rreth tij. /vipsport.al/

Related Posts

more recommended stories