(FOTO+VIDEO) Tifozët e Partizanit ironi me Federatën e Futbollit dhe policinë e shtetit

Tifozeria e Partizanit ka shfrytëzuar ndeshjen mes Partizanit dhe Flamurtarit për të përdorur ironitë e tyre dhe për të shprehur me anë të banerave pakënaqësitë e tyre.

Shpeshherë, “Demat e kuq” godasin me koreografitë e tyre dhe as kësaj radhe nuk kanë munguar. Një baner i madh me logot e FSHF dhe te Policisë së shtetit u panë në dy krahët e banerit, ndërsa në mes të banerit të madh ishin të shkruar “1X2”, çka nënkupton bastet dhe llotot.

Mesa duket, tifozët e Partizanit kanë cilësuar këto dy institucione si të korruptuara./Vipsport.al/

more recommended stories