FOTO/ Tifozët e Romës revoltohen me drejtuesit e klubit, kërkojnë largimin e presidentit

Rezultatet e dobëta që Roma ka marrë këtë fillim sezoni në kampionatin italian, kanë bërë që tifozët të harrojnë sukseset e sezonit të kaluar dhe të kërkojnë largimin e presidentit të klubit, Xhejms Palota.

Nëpër qytetin Romës, janë pikturuar grafiti të ndryshëm ku kërkohet hapur largimi i presidentit, ndërkohë që edhe shumë pankarta të ndryshme shprehin pakënaqësi ndaj drejtuesve.

I prekur nga kërkesat e tifozëve, është edhe drejtori sportiv i Romës, Monki të cilin tifozët verdhekuq e quajnë “K*** e Palotës” këtë mesjavë, Roma pret në shtëpi Frosinonen dhe pritet që tifozët të nisin me protestat e tyre karshi drejtuesve. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/