FOTO/ Sabien Lilaj në formacionin e javës në Azerbajxhan, shkëlqen mesfushori korçar

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj, është përshtatur mirë me futbollin azer. Ai është një titullar fiks në formacionin e Gabalës, ashtu si dhe ish-sulmuesi i korçarëve, Xhejms Adeniji. Mesfushori i Kombëtares është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Azerbajxhan , edhe pse skuadra e tij është mundur 1-0 nga Sabah Baku.

Pjesa dërrmuese e formacionit përbëhej nga lojtarët e Neftçi Baku (7 lojtarë), që kryeson renditjen dhe që javën e fundit fitoi 2-0 ndaj Keshlaës, skuadrës që drejtohet nga ish-trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç.

Përveç Lilajt, nga Gabala është përzgjedhur në formacionin më të mirë edhe mbrojtësi i djathtë, Qurbanov. Gabala mban vendin e 5-të pas katër javësh kampionat, me 2 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore.  Vipsport.al/F.R