FOTO/ Një fitore që nuk bind, tifozët e Tiranës kundër klubit: Këtyre ekipeve, ua keni marrë dorën

Marrëdhënia e tifozët e Tiranës me klubin, vazhdon të mbetet e ftohtë megjithëse një ditë më parë, bardheblutë arritën të fitonin me rezultatin 1-4 ndaj Ilirisë së Fushë Krujës në transfertë. Takimi për Kupën e Shqipërisë, duket se ende nuk i ka bindur tifozët të cilët kërkojnë vazhdimësi dhe rezultate në kampionat.

Në një postim në “Facebook”, ku është pasqyruar rezultati përfundimtar, tifozët nuk kanë hezituar të nisin komentet e tyre që shprehin hapur pakënaqësi me klubin dhe ekipin.

Ndër të tjera, tifozët me ironi kërkojnë rezultate në Superiore, pasi ekipeve të Kategorisë së Parë, ua ka marrë dorën në sezonin e fundit kur edhe Tirana militonte në atë ligë. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/