Foto/ Në Spanjë janë të sigurt, i rilinduri i Barcelonës është më i mirë se Nejmar

Një nga lëvizjet më të bujshme në histori, por edhe më e shtrenjta njëkohësisht ishte kalimi i Nejmarit nga Barcelona te PSG për 220 milionë euro duke thyer në këtë mënyrë çdo rekord të mundshëm.

Shpesh herë është diskutuar mundësia e një rikthimi të mundshëm të sulmuesit në Spanjë, por te Barcelona janë të sigurt se largimi i tij nuk ndihet, madje është gjetur edhe pasuesi ideal i Nejmarit. Ousman Dembele ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pat pësuar sezonin e fundit dhe ka arritur të kapë një formë mjaft të mirë.

Sulmuesi francez po shënon rregullisht me “Blaugranat” dhe shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon. Statistikat e tij janë më të mira se të Nejmarit në të njëjtën periudhë kohore, kështu që në Spanjë po besojnë se Dembele është më i mirë se braziliani. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/