(FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve, trajneri i Lajpcig me një ide shumë origjinale

Lajpcigu ka krijuar një mënyrë të re që të ndëshkojë lojtarët për gabimet e tyre. Në vend që të gjobiten, klubi gjerman ka instaluar në dhomat e zhveshjes një “rrotull fatkeqësie” për të ndihmuar në përcaktimin e çdo ndëshkimi që një lojtar mund të pësojë.

Kjo mënyrë është ideja e trajnerit të Lajpcig, Ralf Ragnick, i cili e ka instaluar atë për të ndëshkuar shkeljet, siç janë lojtarët duke u vonuar, ose duke përdorur telefonat e tyre gjatë trajnimit, ose duke shtuar disa kilogramë mbipeshë.

“Gjobat nuk bëjnë asgjë. Kjo i lëndon më shumë lojtarët,”- tha Ragnick për “Bild”./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

12 dënimet që lojtarët e Lajpcig do të marrin:

Mbledhje topash: Pas çdo stërvitjeje, do të marrin topat në fushë, pastrimin e tyre për çdo ditë nga 30 minuta
Asistent i trajnerit të Akademisë: Trajnimi i njërit prej ekipeve të akademisë në një ditë tjetër të lirë, për katër orë
Udhëzuesi i turneut të stadiumit: Shpjegoni dhomën e zhveshjes, ambientet e brendshme për turistët që vizitojnë stadiumin (1 orë)
Jeni me fat: Nuk ka ndëshkim
Kujdes për barin: Kosit dhe kujdeset për barin e fushës stërvitore (katër deri në gjashtë orë brenda një jave)
Princesha: Vishni triko trëndafil ose tuta balerine për stërvitje (90 minuta)
Banakier: Shërbim pijesh para trajnimit, mbusheni shishet me ujë (20 minuta në ditë, për një javë rresht)
Shitës në dyqan: Punoni në dyqanin e klubit për tre orë
Kuzhinier: Shërbim sallate në restorantin e ekipit, pastrim tavolinash (30 minuta në ditë)
Uniformat: Kujdes për uniformat e pista, ndihmë me pastrimin e këpucëve (30 minuta në ditë)
Paketimi: Mbushja e autobusit me arka dhe çanta në ditët e ndeshjeve (1 orë)
Dhurata për punonjësit: Blini dhurata të vogla për të gjithë 60 anëtarët e stafit të Lajpcig.